Në lidhje me rastin e humbjes së papritur të dy anëtarëve të familjes nga fshati Simnicë, dëshirojmë të njoftojmë publikun se jemi të angazhuar plotësisht. Për momentin jemi në pritje të rezultateve zyrtare mjekësore.
Personalisht kam vënë në dijeni të gjitha strukturat përkatëse në nivel qendror, deri te Kryeministri Zaev. Ai dhe ministrat e tij më garantuan mbështetje dhe angazhim maksimal të qeverisë së Maqedonisë.

Menjëherë sapo të mësojmë shkaqet do të njoftojmë qytetarët dhe do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të garantuar shëndetin e qytetarëve të Gostivarit.