Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, ka pritur në një takim kryetarin e shoqatës së Shurdh Memecëve z. Nuhi Memedi.
Z. Memedi me anë të ndërmjetësuesit njohu kryetarin e Komunës së Gostivarit me problemet e shoqatës.
Një prej problemeve ka marrë përgjijgje imediate nga z. Bejta, i cili premtoi se do të punojë që shoqata të ketë mjedise.
Z. Bejta tha se Komuna e Gostivarit është e angazhuar që kushtet për aktivitetin e shoqatës të jenë sa më të lehtësuara. Takimi u zhvillua në Komunën e Gostivarit.