Futbollistët e skuadrës së njohur nga La Liga, Athletic Bilbao, kanë rruar kokat për tu solidarizuar me shokun e tyre, Yeray Alvarez, i cili vuan nga sëmundja e kancerit.  Qendërmbrojtësi spanjoll i kanë rënë flokët pasi është duke marrë kimioterapi. Edhe lojtarët e Bilbaos i kanë rruar kokat duke i bërë me dije  Alvarezit që nuk është vetë dhe se ka përkrahjen e tyre.