Armando Sadiku është në bisedime dhe shumë afër marrëveshjes me skuadrën greke, Panathinaikos

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga Zurich për të kaluar në Panathinaikos.

Lajmi është konfirmuar nga vet lojtari, i cili tha se agjenti i tij është në bisedime me skuadrën greke.

“Po, jam në dijeni për interesimin e Panathinakos dhe jam i nderuar nga kjo gjë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit. Por për momentin nuk mund të them më shumë”, ka thënë Sadiku.

Kujtojmë se për lojtarin interesim kishin shprehur edhe disa skuadra nga Izraeli.