Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka vetëm pak kohë që ka publikuar klipin e saj më të ri “Pa ndjenjë”, një klip me mjaft skena erotike për të cilat u gjykua shumë.

Duket se nën ndikimin e klipit, Beatrix kohëve të fundit ka filluar t’i shpeshtojë paraqitjet sensuale.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse, e veshur në të zeza, ndërsa lë të hapur pjesën e kraharorit të saj.

Ajo vë në pah edhe tatuazhin e saj, dhe këmbët mjaft seksi.

“Asgjë nuk është e premtuar, vetëm shpërthe, jeto dhe dashuro”, shkruan Trixa në mbishkrimin e fotografisë.