Liderët e Bashkimit Evropian i bënë thirrje sot Ukrainës që të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, me arsyetimin se ajo po minon rrugën evropiane të këtij shteti.

“Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha të këtij shteti. Ne kërkojmë që të shtohet lufta kundër korrupsionit, pasi që korrupsioni minon të gjitha përpjekjet e këtij shteti të madh”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud-Juncker, transmeton AFP.