Bashkimi Evropian njoftoi sot se e shqyrton mundësinë për vendosjen e sanksioneve më të rrepta ndaj Koresë Veriore, për shkak testimit të raketave balistike, ndërsa me qëllim që ta pengojë këtë vend edhe më tej ta financojë zhvillimin e armatosjes bërthamore.
Në kumtesën e publikuar sot theksohet se pushteti ekzekutiv i BE-së e dënon testimin e kryer paraprakisht këtë muaj si “kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe bën thirrje për t’i dhënë fund aktiviteteve të tilla”.
Përveç sanksioneve ekzistuese BE-ja do të shqyrtojë përgjigje të mëtejme adekuate në bashkëpunim me aleatët dhe KB-në.
Njëkohësisht BE-ja i ofroi mbështetje Koresë Jugore në përpjekjet të negociojë me Korenë Veriore.