Këshilli i Evropës u kërkoi sot autoriteteve turke lirimin e dy pedagogëve në grevë urie për të protestuar kundër shkarkimit të tyre në kuadër të spastrimeve të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit korrikun e 2016 pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte mjaft shqetësuese.

Nuriye Gülmen, pedagoge dhe Semih Özakça mësues u shkarkuan nga dekrete të lëshuara në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallura pas puçit të dështuar. Ata kanë nisur prej më shumë se katër muajsh një grevë urie, para se të arrestoheshin me akuzën për pjesëmarrje në një grupim të ndaluar të ekstremit të majtë.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës zhvilloi dje një bisedë telefonike me kryeministrin turk, Binali Y?ld?r?m me kërkesën për lirimin e pedadogeve.

Global

“Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të grevës së urisë”, sqaroi Thorbjorn Jagland në një deklaratë të publikuar sot

T mobile In article [4]