Bosnja e Hercegovina është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, i cili në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor në Trieste nuk e nënshkroi marrëveshjen për bashkësinë e transportit, publikuan mediat boshnjake.

Katër projektet e mbrojtjes boshnjake janë bllokuar, që do thotë se BeH nuk ka qasje deri te fondet evropiane.

Komisarja evropiane për transport Violeta Bluc deklaroi se BeH nuk do të fitojë rreth 250.000 euro për projektet, derisa Sarajeva nuk e nënshkruan marrëveshjen.

BeH mbetet jashtë nga Marrëveshja për bashkësinë e transportit për Ballkanin Perëndimor për shkak të mospajtimit me autoritetet e Replikës Sërbska me kushtet e Marrëveshjes. Komisioni Evropian mospajtimet e RS i vlerësoi si të papranueshme.