Bllokimi i një marrëveshjeje për ndryshimet klimaterike nga ana e SHBA-ve dhe disa vendeve të tjera është prishur.

Gjiganti britanik BBC shkruan se në Samitin e G20 është arritur një marrëveshje përfundimtare për ndryshimet klimaterike.

Sipas BBC, teksti përfundimtar është rënë dakord që në ditën e dytë të takimit të liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara. Samiti i G20 po zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas një zyrtari të BE-së, teksti pranon tërheqjen e presidentit Donald Trump nga marrëveshja e klimës së Parisit, pa minuar angazhimin e vendeve të tjera. Marrëveshja vjen pas natës së dytë të protestave të dhunshme në Hamburg. Negociatorët punuan gjatë natës në përpjekje për të arritur një kompromis mbi formulimin e deklaratës së samitit.

Ndërkohë, udhëheqësit kanë zhvilluar bisedime të ndara. Presidenti Donald Trump u takua me Kryeministren britanike Theresa May dhe tha se një marrëveshje tregtie në SHBA do të nënshkruhet së shpejti.

Mikpritësja e Samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel, zhvilloi një mëngjes pune me Presidentët rus Putin dhe atë francez Macron. Të premten e ka përshkruar ditën e parë të bisedimeve si “shumë të vështirë”.