Transmetuesi publik britanik, BBC, i ka publikuar emrat dhe pagat e aktorëve dhe prezantuesve që fitojnë më se shumti, duke zbuluar se ylli i saj i paguar më se shumti është Chris Evans, prezantuesi i radios, i cili i fiton më shume se 2.2 milionë funte në vit.

Lista e publikuar sot tregon se BBC i paguan 96 persona të paktën 150.000 funte në vit, që është shumë më e lartë se paga e kryeministres britanike, transmeton Express.

Qeveria britanike e ka urdhëruar BBC-në që t’i bëjë publike pagat.