Renato Shanches po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.  Shkak është bërë një video e postuar në Facebook, ku ndërkombëtari portugez shfaqet duke numëruar një tufë me kartmonedha. Një veprim i cili nuk është pritur mirë nga mbështetësit. Gjithsesi 19-vjeçari ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. 

 

“Lidhur me videon që postova ju kërkoj ndjesë jo vetëm për shijen e keqe që krijoi, por edhe për sjelljen time të pafalshme dhe të pamenduar. Nuk dua të shfajësohem pasi kjo video është bërë nga disa miq të ngushtë gjatë pushimeve”, ka shkruar lojtari ditën e publikimit të videos.  “Ju garantoj se nuk jam i tillë, nuk do të kursehem për të qenë gjithmonë një shembull i profesionalizmit, përulësisë, me karakter dhe dinjitet”, deklaroi lojtari i Bayern Munich në Facebook duke shtuar: “Kjo do të më shërbejë si një mësim për të ardhmen”.

Pas një sezoni të komplikuar me Bayern Munich, Renato Sanches është drejt largimit nga kampionët e Gjermanisë. Manchester United dhe Monaco citohen si klubet më të interesuara për portugezin.