Analisti Baton Haxhiu ka lëshuar një deklaratë të forë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Komiteti’. Ai ka thënë se Ilir Meta mund të mos betohet në 24 korrik si president i ri i vendit.
Ndërsa ka shtuar se nëse Rama nuk do të ketë ndonjë projekt për bashkim me Kosovën, pas 4 vitesh mund ta shohim President.
Pjesë nga intervista
A do të betohet zoti Meta në korrik?
Dyshoj. Nëse nuk ndodh diçka unë mendoj se gjasat e betimit të tij janë shumë të vogla.
Sa me sa? A do e marr PS, apo do ja jap PD-së?
Atëherë i bie ose Basha ose Berisha.
A ka ndonjë mundësi që Rama, “Noriegën” pra Berishën ta zgjedhë president?
Partia Socialiste nuk e zgjedh, sepse Rama nuk do e kishte problem. Rama në 18 maj ka thënë: Falenderoj Lulzim Bashën që në 18 maj zgjodhi Shqipërinë para politikës, ka qenë e mjaftueshme.
Në 25 korrik…
Më 9 shtator bëhet qeveria, se është me kushtetutë,
Nuk bëhet më herët?
Nuk bëhet, kryetari zgjidhet më 24, por realisht nuk zgjidhet…
Pse?
Dyshoj që zoti Meta mund ta bëjë betimin… Ka hidhërim shumë në PS dhe PD
Edhe në PD?
Po
Te Berisha se besoj që ka hidhërim?
Pyete Berishën se mund të jetë pretendues për ndonjë kandidat të vetin…