VMRO-DPMNE zgjodhi Komitetin e ri ekzekutiv ndërsa sekretar i ri i përgjithshëm është zgjedhur Hristian Mickovski. Në komitetin ekzekutiv bën pjesë edhe Bogdan Ilievski-Batman, i cili gjatë protestave që organizoi dhe të cilat përfunduan me hyrjen në Parlament, disa here ka theksuar se nuk i takon asnjë partie politike dhe se nuk është i koordinuar me VMRO-DPMNE.

Anëtar të ri të komitetit ekzekutiv janë edhe Dragi Dimitrovski, Igor Nikolov nga Nefrologjia, deputeti Zeqir Ramçiloviq, Aleksandar Nikolovski, Xheri Naumov , Zlatko Perinski, Nikola Srbov, Slave Trpeski, Ane Lashkoska, Sead Solakovski, Mario Cvetkovski, Diana Trantalovska, Dejan Jovanovski, dhe Aleksandër Georgiev.

Në komitetin ekzekutiv anëtar janë zgjedhur edhe Ilija Dimovski, Vlatko Gjorçev Koce Trajanovski, Nikola Poposki, Nikolla Todorov, Daniela Rangelova, Vladimir Neloski, Nermin Telovska dhe Zoran Savevski.