Bashkëshorti i aktores së njohur indiane Sanaya Irani (Kushi te “Si ta quaj këtë dashuri”), Mohit Sehgal, u pa për herë të fundit në ekran së bashku me Sanaya-n në spektaklin “Nach Baliye 8” dhe pas një kohe të shkurtër dhe shumë lutjeve të fansave, do të rikthehet në ekranin e vogël me një shfaqje tjetër televizive “Love Ka Hai Intezaar.”

Sipas raportimeve të mediave indiane, Mohit do të luajë këtë herë rolin e një biznesmeni të pasur, Ayaan. Hyrja e tij në show do të çojë në trekëndësh dashurie duke e bërë spektaklin më interesant për publikun. Mendohet se edhe aktorja Heena Parmar do të bëhet gjithashtu pjesë e kastit.

Mohit, në rol, do të jetë çift me aktoren Preetika Rao.

Ky kthim i aktorit në shfaqje është një frymëmarrje për fansat, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar ta shohin në ekran që nga hera e tij e fundit. Megjithëse Mohit dhe Sanaya nuk fituan garën në spektaklin e vallëzimit “Nach Baliye”, të dy siguruan një numër të jashtëzakonshëm fansash të cilët vazhdojnë t’i kërkojnë e t’i mbështetin në çdo projekt të tyre të ri.

Image

T mobile In article [4]
Global