Bashkëshorti zemërthyer i australianes së vrarë nga një polic amerikan ka thënë se nuk kanë marrë pothuajse asnjë informacion nga zyrtarët se si ndodhi ngjarja.

Don Damond tha se gruaja e tij, Justine Damond, u qëllua pasi kishte telefonuar policinë për të raportuar një sulm seksual  në lagjen e tyre të qetë.

Ai tha se familjarët e tyre ishin “të dëshpëruar” për të zbuluar se si Justine u qëllua nga policia. Ngjarja sa  tragjike aq edhe e ‘mistershme’ ndodhi të shtunën, në Minnesota.

Kamerat e trupit të oficerëve nuk ishin të aktivizuara në kohën e ngjarjes, raporton “BBC”

Të shtënat kanë ndodhur në një zonë relativisht të pasur, ku krimi i dhunshëm është i rrallë.

“Zemrat tona janë thyer…. jemi plotësisht të shkatërruar  nga humbja e saj, tha një konference shtypi jashtë shtëpisë së tij të hënën në mbrëmje zoti Damond

“Siç e dini, ishte Justine telefonoi policinë të shtunën në mbrëmje, duke raportuar një sulm seksual që po ndodhte aty afër.

“Familjes së saj dhe mua nuk na është ofruar pothuajse asnjë informacion shtesë nga policia lidhur me atë që ndodhi pasi arritën oficerët”, u shpreh ai./SYRI.net/