Ish-kryeshefat e DSK-së dhe bashkëpunëtorët e ish-shefit të kësaj drejtorie, Sasho Mijallkov pritet të përfundojnë që sonte në paraburgim.

Sipas Makfax, në MPB gjatë mbrëmjes kanë mbërritur vendimet për paraburgim për ish-shefin e drejtorisë së pestë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtorit të tij Nikolla Boshkovski. Sipas këtyre vendimeve, MPB duhet të veprojë dhe ti dërgojë në paraburgim në burgun e Shutkës.

Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për rastet “Fortesa dhe “Target” nga ana e Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e përgjimeve. Ata kanë keqpërdorur sistemin e përgjimeve dhe kanë asgjësuar më pas sistemin me të cilin kanë përgjuar, për të mos pasur dëshmi për shkeljen e të drejtave të njeriut.