Kreu i vetëngrirë i PD-së, Lulzim Basha reagon pas dëshmisë së deputetit socialist të Durrësit, Jurgen Çyrbja në seancën ndaj Emiljano Shullazit për hotel “Vollgën”.

Sipas Bashës, Çyrbja mbrojti Shullazin dhe kjo nxori në pah fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës,

“Deputeti socialist i Durrësit, Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxori në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve. Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit”, shkruan Basha në Facebook.