Sapo Lulzim Basha është rikonfirmuar për së dyti si kryetar i PD-së, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga kryesia e demokratëve.

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Unë, pas humbjes dramatike të PD-së mbrojta qëndrimin se z. Lulzim Basha ishte përgjegjës kryesor për këtë humbje dhe duhej të dorëhiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje. Dorëheqja do të ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vërtetë i përgjegjësive.

Global

Vetëm kështu në do të kishim mundesinë e ndërtimit të një fryme dhe force të vërtetë opozitare. Z. Basha zgjodhi një qasje tjetër duke iu imponuar normave perëndimore dhe duke u rizgjedhur, kësisoj unë si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh të dorëhiqem.

Mbetem një mbështetës i paepur i PD-së dhe i të djathtës dhe shpresoj që ajo shumë shpejt të zerë vendin që meriton. Mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetësit”, përfundon shënimin në Facebook e tij, Tomorr Alizoti që sot është tërhequr nga funksionet e tij në PD.

T mobile In article [4]