Teksa e flet si një prej kandidatëve që do të jetë në garë në zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri të saj përballë Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës, deputeti Astrit Patozi ka lëshuar një sërë akuzash të renda ndaj kreut aktual të partisë, i cili ka ngrirë funksionet e tij deri në momentin kur dhe do të mbahen zgjedhjet.

I ftuar në ‘Top Story”, Patozi akuzoi Bashës se ka paguar njerëz për të reaguar dhe për të komentuar negativisht çdo deklaratë të tij. Çka sipas Patozit ngre hije dyshimi edhe për procesin zgjedhor që do të ndodhë më 22 korrik, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e tij.

Eshtë një ndërmarrje me 30 punonjës që shpërndan sharje të neveritshme nga mëngjesi deri në darkë, ndaj çdo deklarate online. Kam prova për këtë. Por s’është momenti të merremi me këtë çështje. Unë dal i vetëm në rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë. I neveris ato. Është shumë e pakëndshme që në partinë time të ketë një institucion, teknologji të shpifjes që funksionon ndaj një rivali në parti. Me siguri që është vepër penale, se do i marri më qafë ata, do t’i çojë nëpër gjyqe”, tha Patozi.

Çfarë do bënte Patozi po të ishte në drejtim të PD?

Unë jam ofruar si kandidat për kryetar të PD e para se unë e kam në mbështetje.  Mbështetje në gare dhe numra. Z.Basha kur merr vendimet për të hyrë në çadër për të dalë nga çadra  e për të bërë marrëveshje me Ramën i bën me 20 veta.

Unë për çadrën kam respekt. Janë 50 kolegë në mbledhje grupi që dëgjuan se kam thënë duhen zgjedhje.

Basha i dha goditjen vdekjeprurëse makinerisë elektorale për të arritur fitore. Unë akuzoj direkt Lulzim Bashën dhe asnjë tjetër. “, tha ai.