Lulzim Basha dhe Eduard Selami ndodhen në Shkodër, ku duhej të zhvillonin dhe një përballje mes tyre. Por fati nuk ka dashur që ata të përballen, pasi ambienti ka mbetur pa energji.

Siç bëhet e ditur ka më shumë se 20 minuta që mungon energjia elektrike në kinema, ku Lulzim Basha dhe Eduart Selami do të zhvillojnë takim me strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër.

Në orarin kur duhej të niste takimi mes Bashës dhe Selamit në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, kinemaja kishte mbetur pa energjia elektrike.