Dy kandidatët për kryetar të PD-së, Lulzim Basha dhe Eduart Selami deklaruan më herët se do të dalin bashkë në fushatë.

Takimi i parë përballë njëri-tjetrit do të jetë në Tropojë, ku secili do të shpalosë platformën e tij elektorale se si do ta drejtojë partinë në rast fitoreje.

Në një njoftim të PD-së së Tropojës, thuhet se takimi në fjalë do të mbahet në 13 korrik në Pallatin e Kulturës, në orën 13:00 në Bajram Curri.

NJOFTIMI

Te nderuar anetare te Partise Demokratike Dega Tropojë, PD-ja aktualishte ka hyre ne nje faze shume te rendesishme te saj ate te zgjedhjes se Kryetarit te PDSh-se. Ju njoftoj dhe ju ftoj te beheni pjese e diskutimeve dhe vendimarrjes se kesaj gare:

Diten e enjte dt.13.07.2017 ora 13:00 ne Bajram Curri ( Ne sallen e pallatit te kultures Dardania). Se bashku te dy kandidatet do te shpalosin platformen dhe vizionin e tyre per drejtimin e PD-se ne mandatin ne vazhdim:

Zonja dhe zoterinj, misioni i demokrateve per europianizimin e PDSH-se dhe Shqiperise vazhdon,se bashku per nje PD-e dhe te djathte te bashkuar, PD-ja ka nevoje per kontributin dhe ndihmen e gjithsecilit,te bashkuar mund t’ia dalim perballe kesaj oligarkie Rilindase qe ka pushtuar te gjithe vendin.

Ju ftoj te behemi pjese e takimit te perbashket te kandidateve dhe te shprehim mendimet tona. Suksese!