Andrea Barzagli më në fund ka folur pas largimit të mbrojtësit Leonardo Bonucci
Qendërmbrojtësi italian, Andrea Barzagli ka thyer heshtjen dhe i ka dhënë lamtumirën Leonardo Bonuccit.
Deri me tani vetëm kapiteni Gianluigi Buffon i kishte dhënë lamtumirën.
Bonucci ditë më parë kompletoi transferimin në Milan për 40 milionë euro, pas 7 viteve të kaluar në Juventus.
“Ne kemi pasur vite fantastike si bashkëlojtarë me shumë fitore dhe arritje të mëdha. Ne e përmirësuam njëri tjetrin, mbështetem dhe gjetëm bashkëpunim së bashku me Buffon e Chiellini, duke arritur diçka që nuk ishte arritur më herët”, shkruan fillimisht Barzagli në Instagram.
“Duket e çuditshme të mos ju shoh në dhomat e zhveshjes, aty ky së fundmi janë shpikur shumë fjalosje dhe përleshje. Por, ne e dimë të vërtetën. Paç fat në aventurën tënde të re, Leo”.