Pavarësisht se PSG nuk dëshiron ta shesë, Barcelona nuk do të heq lehtë dorë nga nënshkrimi i Marco Verrattit.

Presidenti i katalanasve, Bartomeu ka bërë të ditur se Barcelona do të presë deri më 31 gusht për Verrattin, kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar të transferimeve.

“Ne do të presim deri më 31 gusht”, ka deklaruar Bartomeu.