Banorët e lagjes Nerez i Epërm shprehen skeptik se në një afat të shkurtër kohor do të rrënohet objekti ekzistues i shkollës periferike “Bratstvo”, e njohur si shkolla prej guri. Ata thonë se këtyre ditëve nuk kanë vërejtur asnjë lëvizje nga përfaqësuesit e komunës së Karposhit për të përgatitur terrenin për rrënimin e objektit ekzistues..

“Si e shihni vet, nuk ka punë që kanë bërë, ashtu si e kanë lënë ashtu ka mbet. Është shkatërruar më shumë,asgjë nuk është punuar, shkon dhe bëtë keq e më keq. Do e shohim, koha e bën të veten. Ne jemi duke parë që nuk punohet diçka, si e kanë lënë ashtu ka mbet, bëhet me keq”.

“Ai nuk bën asgjë, janë vetëm gënjeshtra. Nëse do të kishte bërë diçka do ta kishte bë deri tash, kanë kaluar vite e vite. Nëse ka interes e bën, këta bëjnë çdo gjë për interes”.

Madje, disa banorë të tjerë thonë se ky mund të jetë edhe një premtim bosh në prag të zgjedhjeve lokale.

“Shumë vite është në këtë gjendje, fëmijët nuk kanë kushte elementare, nuk kanë ujë,duart nuk kanë ku ti lajnë. Unë vet kam mësuar në këtë shkollë, para 50 vjetësh, sa e mbaj mend është kështu, asgjë nuk është investuar në këtë shkollë. Të gjithë politikanët e përdorin këtë metodë, do të bëjnë e do të bëjnë por shumë vite kanë kaluar dhe asgjë nuk kanë bërë, ashtu mendoj unë”.

T mobile In article [4]

Ditë më parë, kreu i Karposhit Stevço Jakimovski paralajmëroi se ka shpallur tender për rrënimin e objektit të shkollës periferike “Bratstvo” në Nerez të Epërm. Jakimovski madje paralajmëroi se gjatë pushimeve verore do të zgjidhet problemi i kamotshëm me shkollën në fjalë në të cilën nxënësit ndjekin mësimi në kushte larg standardeve normale për zhvillim të procesit edukativo arsimor./alsat-m