Përderisa autoritet maqedonase me vite premtojnë ndërtimin e deponive rajonale për deponimin e mbeturinave të forta, në Shqipërinë fqinje ky projekt është në fazën e realizimit. Një deponi rajonale ndërtohet në afërsi të vendit Malik, 10 kilometra afër Korçës ku do të sillen mbeturina nga gjithsej gjashtë komuna. Në ndërkohë, autoritet lokale dhe banorët e komunës Debarcë në afërsi të Ohrit ku jetojnë rreth 5000 banorë kanë ngritur zërin kundër për të kundërshtuar paralajmërimet për ndërtimin e një deponie rajonale në fshatin Godivje. Ky lokacion së fundmi është zgjedhur si më i përshtatshëm nga gjithsej 12 vendet e propozuara ku do të barteshin mbeturinat nga të gjitha komunat e rajonit jugperëndimor përfshirë edhe mbeturinat nga Struga.

“Komuna e Debarcës është ambient i pastër ekologjik pa industri të rëndë dhe për këto arsye nuk lejohet ndërtimi i deponisë rajonale gjegjësisht ndërtimi i fabrikës më të madhe për ndotjen e komunës. Komuna e Debarcës është krijuesi më i vogël i mbeturinave dhe nuk lejohet as nga aspekti ekonomik e as nga aspekti ekologjik që të jetë vend për ndërtimin e deponisë qendrore. Si kryetar dhe sipas kompetencave të mija, do të bëj çmos që mos të ndërtohet kjo deponi. Për shkak të revoltës së qartë, popullata është e gatshme të merr masa më radikale sipas ligjeve, siç është bllokimi i rrugëve dhe të organizojë protesta” tha Igor Trajkovski, kryetar i Debarcës.

“Krahas asaj që e ndotim ambientin jetësorë për këtë popullatë që ka mbetur këtu të jetojë nga blegtoria dhe bujqësia, ne në këtë mënyrë duam edhe njeriun e fundit ta largojmë nga Debarca”, u shpreh Kërste Blazhevski, banor i f. Vërbjan.

Sipas planit, projekti pritet të përfundoj deri në vitin 2020-të. Nga Ministria e ambientit jetësorë sigurojnë se deponia rajonale do të jetë sipas të gjitha standardeve ekologjike. Nga ky dikaster thonë se në këtë mënyrë do të mbylleshin rreth 100 deponi ilegale që aktualisht janë në këtë rajon ndërsa do të ndërtohen edhe katër stacione për bartjen e mbeturinave, prej të cilave njëra në Strugë. Me selektimin e mbeturinës do të prodhohet bio gaz ndërsa vetëm një pjesë e vogël do të deponohet./alsat-m

T mobile In article [4]