Disa banesat sociale në Prishtinë, për kategori të dala nga lufta, pothuajse janë ngjitur me Qendrën e Paraburgimit e cila shpejt do mbushet me të burgosur.

Një afërsi e tillë në mes këtyre dy objekteve paraqet një paradoks, sepse mund të ndodhë edhe komunikimin fizik mes fëmijëve dhe të mbajturve në qendrën e paraburgimit.

Banorët posa të hapin dritaret, pasqyrë do kenë pamjet nga oborri i burgut. Ata e shohin shqetësuese afërsinë mes këtyre objekteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë se një praktikë e tillë është e zakonshme kudo nëpër botë, ani pse nuk e sheh veten kompetentë për këtë çështje pasi që nuk ka qenë drejtor i burgjeve në kohën kur është bërë ndërtimi.