Darko Butigan, avokat i Ismail Morinës ndryshe i njohur si Ballist ka konfirmuar se klienti i tij ka aplikuar për azil politik në Kroaci, për të shmangur ekstradimin në Serbi.

“Unë mund të konfirmojë se ai aplikoi për azil politik në Kroaci, sepse ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi”, ka thënë avokati për “BIRN”.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.

“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan.

Më 11 gusht, Gjykata e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.