Gareth Bale nuk dëshiron të transferohet në Manchester United.

Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid.

Burime të “Sky Sports News” kanë njoftuar se sulmuesi uellsian nuk dëshiron të largohet nga klubi duke u rikthyer në Premierligë.

Bale ka zgjuar interesim nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai nuk duket të jetë i interesuar të largohet nga Santiago Bernabeu, befasi e madhe pas shumë spekulimeve rreth shitjes së tij para sezonit të ri. /Lajmi.net/