Tiemoue Bakayoko zyrtarisht është lojtar i ri i Chelseas. Në një reagim për mediat ish-mesfushori i Monacos nuk i ka kursyer elozhet për Chelsean e cila sipas tij ka qenë ëndrra e tij që prej fëmijërisë,

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe të bashkohem me këtë skuadër të madhe. Jam rritur duke parë Chelsean. Nënshkrimi ishte gjëja e natyrshme për mua sepse është një klub që e doja shumë që në fëmijërinë time”, u shpreh ai.

Bakayoko ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e Chelseas.