Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka thënë sot për Insajderin se takimi mes shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me Presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun, nuk ka të bëjë asgjë me koalicion.

Ai ka thënë se ky takim ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka përfaqësuar AKR-në.

“Absolutisht e kuptoj lajmin që ka qarkulluar sot por Pacolli nuk ka pas lejen dhe as nuk ka shprehur qëndrimet e kryetarit Behgjet Pacolli dhe as të AKR-së, takimi me Thaçin dhe Veselin ka qenë i rastësishëm”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri më tutje ka konfirmuar se AKR-ja vazhdon të kundërshtojë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“AKR-ja siç e ka thënë edhe më parë vazhdon të kundërshtojë fuqishëm koalicionin me PDK-më”, ka thënë Bahtiri.

Global