Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë se partia e tij në asnjë formë nuk do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Bahtiri në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se lajmet që kanë qarkulluar për një bashkim të mundshëm në mes të AKR-së dhe PAN-it, janë gënjeshtra.

“Janë gënjeshtra të kullume prej medieve. Ne nuk do të shkojmë tek PAN-i dhe ka përfundua kjo punë”, ka thënë shkurt Bahtiri.

Ndryshe para pak minutash ka përfunduar edhe takimi në mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ku thuhet se është diskutuar konkretisht për ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, para thirrjes së seancës së konstituimit të Kuvendit.

T mobile In article [4]