Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të tërhiqet nga politika, nëse dështon të siguroj edhe një mandate si kryetar.

Nëse nuk fitoj dhe qytetarët nuk më dëshirojnë, atëher do t’i kthehem punës që e kam pasë qe 25 vite, t’i kthehem familjes sime dhe biznesit tim”, tha Bahtiri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

“Do të largohen nga politika sepse dëshira ime më e madhja ka qenë që t’i kontribuoj qytetit tim, qytetit të lindjes dhe aty ku nuk mundem me e dhënë kontributin atëherë unë nuk mund të sakrifikoj edhe familjen për askënd. Unë e kam një mandat, dëshiroj të kem edhe një mandat të dytë duke pasë vështirësi edhe me familje që të kem një mirëkuptim edhe me ta që të më lejojnë edhe katër vite të jem si kryetar i komunës për shkak se nuk kam mund t’i mbaj premtimet të cilat i kam paraqit para qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka arsyetuar dështimin që të zgjidhet deputet, me atë se nuk kanë qenë kandidim i vullnetshëm, pasi që qëllimi i tij është të mbetet kryetar.

Dështimi që koalicioni LDK-AKR-Alternativa të marrë më shumë se 29 mandate, sipas Agim Bahtirit të AKR’së, ka ardhur pasi që Lidhja Demokratike erdhi nga një koalicion me PDK’në, dhe për këtë elektorati e dënoi.