Aleanca Kosova e Re, është e vendosur të mos i bashkohet PAN-it, kështu ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie Agim Bahtiri.

“AKR-ja nuk u bashkëngjitet, e kryer është kjo punë”, ka thënë Bahtiri shkurt.

Zërat për një bashkim të AKR-së me koalicionin PAN, ishin shtuar pas takimit që anëtari i AKR-së Rrahim Pacolli, kishte me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

Global

Ndërkohë, që gjatë ditës së djeshme i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku ka kërkuar mbështetjen e familjes Rugova, në veçanti votën e deputetes Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

T mobile In article [4]