Një banor i krishterë në qytetin Ramle të Izraelit qendror është arrestuar të dielën dhe akuzohet për vrasjen e të bijës adoleshente për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me një djalosh të ri mysliman.

Sami Karra dyshohet se e vrau më vajzën e vet, Henriette, 17-vjeçe, për shkak se ai dhe familja e tij ishin kundër lidhjes së saj të dashurisë me një person, i cili në atë kohë ndodhej në burg, si dhe për shkak të planeve për t’u konvertuar në islam për shkak të tij.

ImageViktima Henriette Karra 

Global

Henriette kishte lënë shtëpinë e prindërve para vrasjes tragjike të 13 qershorit pasi familja e saj e kishte përdorur dhunën dhe kërcënimet në përpjekje për t’i dhënë fund lidhjes së saj me një mysliman, sipas aktakuzës.

Ndërsa një javë para se të vritej, ajo ishte ankuar në polici kundër nënës së vet, duke thënë se ishte sulmuar nga ajo.

T mobile In article [4]

Por, pasi kishte kaluar kohë në disa vende të ndryshe, ajo u kthye në shtëpinë e prindërve, të cilëve u kishte bërë me dije se do të martohej me të dashurin dhe konvertohej në fenë islame, sapo ai të dilte nga burgu. Në orën 3 të mëngjes, babai i saj e kishte rrahur dhe kërcënuar. Më vonë, ajo është gjetur e vdekur në kuzhinën e shtëpisë, nga plagët e shkaktuara nga therja me thikë.

E ëma e saj ka thënë se burri i saj e ka vrarë atë për shkak të nderit.