Këngëtari i njohur R.Kelly është sfiduar nga babai i njërës nga, siç ka thënë ai, viktimat e këngëtarit, për të dalë para gjykatës.

Babai i Joycelyn Savage, Tim, i është përgjigjur R Kelly-t që do të dalë para gjykatës, pasi që ky i fundit ka thënë që do ta padis këtë familje, përderisa ka mohuar akuzat se po mban vajza kundër dëshirës së tyre.

Në një konferencë për media familja Joycelyn ka thënë që R Kelly është duke mbajtur disa vajza si skllave, në një “kult abuziv”, duke përfshirë këtu edhe vajzën e tyre Joycelyn.

Megjithatë pas kësaj konferencë vetë Joycelyn është paraqitur në një video duke thënë që ajo po qëndron aty me dëshirën e saj dhe ka kërkuar nga familja e saj që të mos e kontaktojnë.

Ajo nuk ka bërë të ditur vendin se ku gjendet, gjë që sipas babit të saj tregon që po mbahet kundër dëshirës.

T mobile In article [4]