Pak javë më parë  u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë nëna e këngëtarit të njohur shqiptar Alban Skënderaj.

Pas dedikimeve të ndjera të bëra nga Skënderaj duket se ka ardhur radha e bashkëshortit të saj, shkrimtarit Qerim Skënderaj ti dedikoi disa fjalë mjaft të ndjera në formën e poezisë. Nëna e Skëderaj humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë

SI KE FJETUR?!…

Global

E dhëmbshura ime, mirmëngjes.

Si ke fjetur, aty poshtë, pa mua?

T mobile In article [4]

Erdha prap sot, të përshëndes,

Dhe sërish të them se sa të dua.

Unë, këtu lartë, s’fjeta fare,

Preka, bashkë me ty, çdo kujtim.

Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,

Lodhja jote…, vidë pambarim…

Tani shlodhu, e lodhura ime.

Prej këtej, ike punëmbaruar.

Bijtë e tu, vepra më sublime,

S’e harrojnë klloçkën e munduar.

Ja dhe pakë, e do të kenë rrethuar,

Duart plotë me lule gjithë shkëlqim.

Shpirti yt, me mall i ka bekuar,

Ndaj me lotë e shprehin dashurinë.

Po ti fli, prehu pa merak,

Lulet s’do t’i ndajmë asnjë ditë.

Tani sapo shtova një zambak,

Të rri hijshëm, si një luledritë…

Kur të zgjohesh, na vështro nga lartë,

Jemi të bashkuar si përherë,

Prandaj mbrona me krahët e artë,

Syri i lig, nuk derdh lotë, por vrer.