Avokati Aleksander Tortevski në paraqitjen e tij në një emision Top Tema ka zbuluar informacione interesante për publikun në lidhje me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, përcjell TetovaSot.

“ Unë kam të dhëna serioze se Gruevski ka hequr dorë nga imuniteti”, tha Tortevski.

Siç tha ai, Gruevski thuhet se këtë e ka bërrë për t’iu shmangur marrjes në pyetje para komisioneve parlamentare para mediave dhe publikut.

Ndryshe imuniteti I deputeti dorëzohet në parlament, kështu që Parlamenti duhet të vlerësojë dhe të pajtohen nëse ajo është e justifikuar apo jo. Imuniteti I deputeti në asnjë mënyrë nuk e lëshon Gruevskin dhe as dikush tjetër nga përgjegjësia penale.

Për rastet kur Gruevski është i ngarkuar, kurse PSP-ja kërkon paraburgimin, sot do të dihet se çfar do të vendos gjykata penale. Dje të gjitha kërkesat për paraburgim janë refuzuar, por janë pranuar disa masa më të buta, për marjen e e pasaportës./TetovaSot/