Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës Qendra naconale rome nga Kumanova, Ashmet Elezovski, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për implementimin e aktiviteteve në suaza të projektit “Parandlaim i diskriminimit ndaj fëmijëve romë”.

Qëllimi i Memorandumit është këmbimi i informatave dhe ndërmarrja me kohë e masave për mbrojtje nga diskriminimi i fëmijëve romë dhe familjeve të tyre.

Ky projekt, siç tha Memeti, do të kontribuojë për njohje më të madhe me të drejtat, promovimin e institucionit Avokati i popullit në mesin e romëve, por edhe informimi dhe edukimi i tyre për mundësitë për ta shfrytëzuar për mbrojtje të të drejtave të tyre.

Sipas Avokatit të popullit, secili ka të drejtë për liri të mendimit dhe shprehjes, përderisa nuk i shkelë të drejtat e të tjerëve dhe nuk shkakton efekt domino për përhajpje të diskriminimit dhe fjalorit të urrejtjes në dëm të një personi të caktuar apo pjeëstarëve të grupeve dhe bashkësive.

Avokati i popullit bëri thirrje që në vend të fjalorit të urrejtjes dhe diskriminimit, të promovohen toleranca, respektimi  i barazisë së të drejtave të njeiut për të gjithë, posaçërisht për bashkësitë e margjinalizuara, ndërkaq organet kompetente, posaçërisht MPB dhe Prokuroria publike në mënyrë adekuate dhe me kohë të reagojnë duke e sanksionuar këtë dukuri.

T mobile In article [4]

Elezovski, pas nënshkrimit të Memorandumit tha se në tre-katër vitet e fundit vetëm Avokati i popullit ka folur publikisht në Shtëpinë ligjdhënëse për të gjitha problemet dhe pengesat me të cilat përballen të gjithë qytetarët.

Memorandumi nënshkruhet për periudhë prej 20 muajve, përkatësisht gjatë  kohëzgjatjes së projektit.