Të paktën 16 persona kanë vdekur pasi një avion ushtarak amerikan u rrëzua në shtetin jugor të Misisipit.

Përplasja ndodhi të hënën rreth orës 16:00 sipas kohës (21:00 me orë shqiptare).

Të 16 viktimat ndodheshin në bordin e aeroplanit të Marinës amerikane dhe nuk pati asnjë të mbijetuar, tha drejtori i menaxhimit të emergjencave.

Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, tha nga ana tjetër se incidenti ishte një “tragjedi”.

“Ushtarët tanë rrezikojnë jetën çdo ditë për të siguruar lirinë tonë”, u shpreh ai.

Nuk janë bërë ende publike detajet zyrtare për rrethanat e rrëzimit.

Avioni u rrëzua në një fushë të mbjellash dhe la një gjurmë të mëdha mbetjesh.

FBI-ja mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton tragjedinë.