Një avion i vogël shpërtheu në flakë pasi u rrëzua në një autostradë jashtë Los Anxhelosit të premten, duke lënë dy të plagosur.

Avioni “Cessna-310” u rrëzua në korsinë e majtë të autostradës pasi u ngrit nga aeroporti i John Wayne.

“Hej, ndodhemi para një fatkeqësie! Ndodhemi para një fatkeqësie ” i tha piloti kontrollit të trafikut ajror vetëm  pak para aksidentit. Mësohet se ai është plagosur rëndë.

Video dramatike kapën momentin kur avioni i vogël u rrëzua në autostradë dhe shpërtheu në flakë.

Shumica prej shoferëve që po kalonin aty pranë janë tmerruar duke menduar  se bëhej fjalë për një avion pasagjerësh dhe janë munduar të  devijojnë.