Në Rusi përfundoi Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit dhe Hapësirës (MAKS). Kjo ekspozitë 5-ditore organizohet çdo dy vjet që nga viti 1993 në aerodromin Zhukovski në afërsi të Moskës.

Në 25 vjet të fundit MAKS-i u shndërrua në një nga aktivitet kryesore të fushës, ku jo vetëm demonstrohen produkte dhe projekte të reja të aviacionit civil dhe ushtarak, por edhe mbahen negociata dhe firmosen kontrata.

Gjithashtu, në kuadër të Panairit zhvillohen konferenca për çështjet më aktuale të aviacionit.

Në edicionin e 13-të të MAKS-it morrën pjesë më shumë se 650 kompani ruse dhe ato të huaja nga 36 vende të botës. Tipari dallues i MAKS-it është programi i fluturimeve demonstrative të grupeve të pilotazhit të lartë, gjë që gjithmonë tërheq shumë spektatorë, si fëmijë, ashtu edhe të rritur. Sivjet MAKS-i u vizitua nga më shumë se 330 mijë njerëz.

T mobile In article [4]
Global