Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti sonte në mbrëmje ka qëndruar në Prizren. ​ Ai është takuar me Rasim Demirin, kryetari i partisë VAKAT dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit.

Në facebook Hoti ka shkruar se do ta vazhdojë bashkëpunimin me partitë e komunitetit boshnjak.

“Ne Prizren, me Ministrin Rasim Demiri, kryetar i Vakatit dhe tash deputet i kuvendit te Kosoves, dhe deputetin e legjislatures se kaluar Qerim Bajrami. Kemi pasur bashkepunim te shkelqyer gjate ketij mandati dhe do te vazhdojme te punojme bashke edhe ne mandatin e ardhshem per te permiresuar jeten e komunitetit boshnjak ne gjithe Kosoven”, ka shkruar Hoti.

Pas këtij takimi, mund të lind dilema se a është diskutuar në këtë takim edhe vota e Demirit për koalicionin PAN.

E kjo, sidomos pas deklaratave të Haxhi Avdylit, deputetit të LDK-së nga Prizreni, i cili dje tha se dy deputetë të minoriteteve nuk do ta votojnë PAN-in.

T mobile In article [4]