Policia tha ne nje deklarate zyrtare per mediat se ka qenë 1 autor, i cili ka qëlluar me armë zjarri 37-vjeçarin dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Viktima tha Policia eshte shtetasi me inicialet M.Xh.(O), 37 vjeç, dhe nderroi jete rruges per ne spital. Fillimisht u tha se ai quhej Renato Omeri, por sipas bluve, ai e ka nderruar emrin dhe mbiemrin dhe ka precedente te meparshem kriminal.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima.

Burimet thanë për “Panorama”, se dëshmitarët kanë dëgjuar 6 të shtëna. Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh qytetarësh, pushuesish, që janë tronditur nga ngjarja e rëndë.

Autori mësohet se është larguar në këmbë pas ngjarjes. Ndërsa thuhet se viktima ka qenë duke lëvizur me bicikletë. Ai është qëlluar ne ambientet e jashtme të një lokali ku ishte ulur per te pire kafe me nje tjeter person.