Këngëtarja e famshme shqiptare, Aurela Gaçe, njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe ‘shpërthimin’ në skenë. Mesa duket këtë ‘shpërthim’ ajo nuk po arrin ta kontrollojë edhe në përditshmërinë e saj.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaq veten e saj gjatë ushtrimeve në palestër, ku mesa duket nuk e kursen për asnjë moment thesin në palestër.

Duke gjuajtur me goditje të forta pa pushim, Aurela me shaka në mbishkrimin e fotografisë tregon se kështu duhet vepruar kur e zë boksierin në cep të ringut.

“E keni parasysh ne ndeshje boksi, kur e zë kundërshtarin tek cepi? Mos e lër me të marre fryme, bjeri”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaq anën e saj eksplozive.

T mobile In article [4]
Global