Është identifikuar autori i atentatit të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku tre persona mbetën të plagosur.

A.A., 25 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, është identifikuar si autori i ngjarjes, dhe është shpallur në kërkim policor, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Shkodrës. Aurel Ahi mësohet se është emri i personit në fjalë.

Po punohet për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij, shtojnë të njëjtat burime.

Janë tre persona të plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, para Teatrit “Migjeni”.

Objektivi ka qenë një djalë, Doni Lisi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga një vajzë.

Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa personi i tretë që është plagosur ka qenë kalimtar i rastësishëm.

Personat e plagosur që janë identifikuar përveç Doni Lisit, janë: Elona Çurku dhe Enrik Prenushi.

Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Autori, sipas hetimeve paraprake të policisë po udhëtonte me një makinë ‘Golf’, kur ka shkrepur armën.