Në panairin e teknologjisë “Computex 2017”, Asus ka prezantuar dy kompjuterë të rinj All-in-One (AiO) me sistemin operativ Windows 10, Vivo V241 dhe Zen ZN242.

Të dy këto modele vijnë me teknologjinë NanoEdge të ekranit dhe me përqindje të ekranit deri në 88, transmeton Koha.net. Tani, Asus njofton se ka lansuar Vivo AiO V241, i cili kushton 1,249 dollarë.

Asus Vivi AiO V241 vjen me ekran 23.8-inç NanoEdge, procesor Intel Core i5-7200U, kartelën grafike NVIDIA GeForce GTX 930MX me 2 GB VRAM, 8 GB RAM memorie dhe 1 TB memorie të brendshme (HDD).

Gjithashtu, në dispozicion është edhe një opsion për të konfiguruar këtë kompjuter me memorien e brendshme SSD, por nënkuptohet që kjo do të kushtojë pak më tepër.