Astrit Patozi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në ora 18:00 në selinë e PD-së. Arsyeja e kësaj daljeje mund të lidhet me kandidimin e mundshëm për postin e kryetarit të PD-së. Vetë Patozi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit, duke e kushtëzuar me faktin se rivaliteti me BAshën do të varej nga fakti se kush do të jenë kandidatët. Siç duket kur afatit të regjistrimit po i vjen fundi, Patozi mund të shpallë synimin për t’u bërë kryetar i PD-së. Deri më tani janë tre kandidatë zyrtarë për kreun e PD-së, Lulzim Basha, Eduard Selami. Asaj mund ti bashkëngjitet dhe Astrit Patozi. Deputeti i PD-së që u la jashtë listave të reja të zgjedhjeve të 25 qershorit ka qenë një ndër kundërshtarët e ashpër ndaj Bashës. Ne oren 18.00, deklarate ne seli te PD nga Astrit Patozi