Florentino Perez është i vendosur për të zhvilluar bisedimet përfundimtare me CristianoRonaldon, por presidenti i Real Madridit do t’i tregoj superyllit se nuk ka ku për të shkuar.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Perez i ka thënë shokëve në media që ai është i ngjitur në Bernabeu thjeshtë sepse nuk ka oferta për të dhe mosha e tij 32-vjeçare i ka larguar blerësit e mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo konsideron transferimin e vetëm te ish klubi i tij Manchester United nëse largohet këtë verë nga La Liga.
Ylli portugez besohet se është i zemëruar nga ‘Los Blancos’ të cilët nuk e kanë mbështetur atë pas akuzave për mashtrim tatimor ndaj autoriteteve spanjolle.
Ai akuzohet se nuk ka paguar 13 milionë në katër raste të ndryshme gjatë viteve 2011-2014