Ashton Kutcher prej vitesh është në lidhje me aktoren Mila Kunis, shumë e njohur dhe e pëlqyer për pamjen, por edhe talentin në aktrim.

Ishte njohja me Milan ajo që e ndau Ashton me aktoren Demi Moore. Kjo e fundit e vuajti për shumë kohë ndarjen nga bashkëshorti shumë vjet më i ri.

E, duket se dikush tjetër ka hyrë në jetën e aktorit të pashëm, kjo sipas tabloiditi “Star”, që konkludon se Ashton Kutcher po takohet në mënyrë të fshehtë me një zeshkane të bukur.

Në artikullin e fundit të magazines, flitet për një zeshkane që e ka verbuar aktorin.

Artikulli le të kuptohet se Ashton është duke e tradhtuar bashkëshorten me këtë femër.

A është e vërtet kjo gjë?

Fansat besojnë në pafajsinë e aktorit, duke thënë se femra që po pretendohet si e dashura e tij, është mbesa e Ashton.